Εμφάνιση αναρτήσεων με ετικέτα γλωσσολογία. Εμφάνιση όλων των αναρτήσεων
Εμφάνιση αναρτήσεων με ετικέτα γλωσσολογία. Εμφάνιση όλων των αναρτήσεων

Κυριακή 8 Μαΐου 2016

Η Αλβανική δεν είναι συνέχεια της Ιλλυρικής - Shqipja nuk është vazhdim i ilirishtes.


Η Αλβανική, γνωστή μόλις από τον 15ο αι, μ.Χ. από μια μετάφραση τού κατά Ματθαίον Ευαγγελίου διακρίνεται στην Γκεκική(Βόρεια Αλβανική) και την Τοσκική(Νότια Αλβανική). Λίγοι αλβανόφωνοι Έλληνες σε ορισμένες περιοχές της Ελλάδος μιλούν ακόμη ένα ιδίωμα της Τοσκικής, τα Αρβανίτικα. Η Τοσκική μιλιέται επίσης και στην Κάτω Ιταλία.

Η παλιότερη άποψη ότι η Αλβανική συνεχίζει πιθανώς την αρχαία Ιλλυρική σήμερα δεν είναι ευρύτερα αποδεκτή. Ο KRAHE απέδειξε ότι η Αλβανική δεν συνδέεται με την Ιλλυρική. Την Ιλλυρική συνεχίζει στην Κάτω Ιταλία η Μεσσαπική γλώσσα.
...............
Shqipja e njohur vetëm gjatë shek të 15-të pas Krishtit, nga një përkthim i Ungjillit sipas Mattheut dallohet në Gegërishte (shqipja e Veriut) dhe Toskërishtja (Shqipja e Jugut). Pak shqipfolës Grekë në disa zona të Greqisë flasin akoma dialekt të Toskërishtes, Arvanitishten. Toskërishtja flitet gjithashtu në Italinë e poshtëme. 
Versioni i dikurshëm që Shqipja ka mundësi të jetë vazhdimi i Ilirishtes sot nuk është gjërësish i pranueshëm. Krahe vërtetoi se Shqipja nuk lidhet me Ilirishten. Ilirishtja vazhdon në Italinë e poshtme nëpërmjet gjuhës Mesapike

Burimi: Glossologu Georgios Mpampiniotis. Historia e Shkurtër e Gjuhës Greke,me hyrje në glossologjinë krahasuese, botimi i 3-të, Athinë 1998 fq 51


Πηγή


Γεωργίου Μπαμπινιώτη, Συνοπτική Ιστορία της Ελληνικής Γλώσσας, με εισαγωγή στην ιστορικοσυγκριτική γλωσσολογία, γ' έκδοση, Αθήνα 1.998μ.α.χ.χ., σελίδα 51. 



Τρίτη 29 Σεπτεμβρίου 2015

H σχέση του ελληνικού γλωσσικού ιδιώματος της Xιμάρας με τα άλλα νεοελληνικά ιδιώματα - E folmja greqisht e Himarës dhe të folmet e tjera të greqishes së re [1]






Rreth marrëdhënieve të së folmes greqisht të Himarës me të folmet e tjera të greqishes së re [1]
Nga Dhori Q. Qirjazi*
Universiteti i Selanikut
Për të folmen greqisht të Himarës* janë formuluar herë pas here teori dhe hipoteza të ndryshme, të cilat nuk kanë mundur të na japin një përgjigje të qartë dhe përfundimtare lidhur me mënyrën dhe kohën e krijimit të kësaj enklave greqishtfolëse si dhe për marrëdhëniet e saj me të folmet e tjera të greqishtes së re.
Historiku i studimeve të kryera në Greqi për këtë çështje përshkruhet kënaqshëm në dy punime të Dh. Vajakákos-it, që u publikuan në dhjetëvjeçarin e parafundit të shek. XX[2]dhe bazohen në lëndë gjuhësore të mbledhur mes himarjotësh të vendosur në Korfuz. Me këto dy punime mbyllet në thelb një cikël, pa u mbyllur ndërkaq çështja vetë.
Cikli tjetër i pritshëm ka të bëjë me mbledhjen sa më të plotë të lëndës gjuhësore dhe me vlerësimin shkencor të saj. Pas ndryshimeve të njohura të viteve 1990-91 ekspeditatin situ janë tashmë të mundshme edhe në zona “sensibile” të Shqipërisë, ku deri para do kohësh trajtimi i çështjeve të tilla konsiderohej tabu. Në Shqipëri vërehet rritje e interesimit dhe e botimeve për Himarën[3], që mbajnë shpesh vulën e paragjykimeve dhe të stereotipeve të së kaluarës. Gjatë viteve të fundit kemi një pakësim të numrit të bartësve të së folmes në mjedisin e saj natyror, ngaqë shumë himarjotë janë vendosur përkohësisht ose përfundimisht në Greqi.
  1. Anagnostópulos, i pari ndër gjuhëtarët grekë, e rendit të folmen e Himarës në të folmet jugore të greqishtes së re dhe ngjashmërinë e së folmes himariote me të folmen e Manit në Peloponez e lidh jo aq me marrëdhënie të drejtpërdrejta të tyre sesa me karakterin konservativ të të folmeve periferike[4]. C. Höeg shfaq në të njëjtat vite pikëpamjen se himarjotët dhe gjuha e tyre lidhen me grecitetin e Magna Graecia-s (Italisë së Jugut)[5], ndërsa M. Dhéndhias rreket të vërtetojë se himarjotët kanë emigruar herë pas here në brigjet përballë të Apulisë[6]. Disa dekada më pas, Dh. Vajakakos kërkon dhe parashtron indikacione për marrëdhëniet e mundshme të të folmeve të Himarës e të Manit[7], duke e lënë çështjen të hapur për hulumtim të mëtejshëm. Bën fjalë për karakteristikat e së folmes himarjote[8], duke vënë në dukje karakterin arkaik të saj dhe faktin që banorët e Dhërmiut e të Palasës përdorin një të folme me tipare të vokalizmit gjysmëverior[9].
Gjithashtu, studiuesi Ε. Bógas, në librin e tij të njohur për të folmet e Epirit, e rendit të folmen greke të Himarës në grupin e dialekteve jugore të greqishtes së re dhe, duke e krahasuar me të folmet simotra epirote, bën fjalë për “një karakter arkaik më specifik të saj”, që e shpjegon me veçimin në mes popullsish shqipfolëse. Së bashku me të dhënat për ngjashmëri të së folmes së Himarës me atë të Manit (Peloponez), ai shton edhe një tjetër informacion, “interesant” siç e quan, sipas të cilit “në Dhërmi flasin gjuhën e grekëve të Sinopit, Kerasundës dhe Trapezundës”[10].
Një version tjetër për origjinën e së folmes greke të Himarës, që qarkullon dhe riciklohet mes banorëve të Himarës dhe të fshatrave përreth, konsideron se himarjotët flasin si kretasit[11].
Pra, çfarë janë himarjotët? Janë vendas apo erdhën prej brigjeve përballë të Italisë, nga Mani, Kreta, Ponti? Apo mos vallë janë që të dyja, d.m.th. një bërthamë anase elementi greqishtfolës me mbishtresime të kohëpaskohshme ardhësish homoglotë dhe heteroglotë?
Pro versionit të parë (“anas”) duket se është Μ. Dhendhias[12], ndërsa zgjidhja e mesme (“anas” dhe “ardhës”) pranohet prej Dh. Vajakakos-it[13], që e sheh me rezerva vendosjen e mundshme të banorëve të Manit në Himarë: “Për vërtetimin e traditës gojore nuk disponojmë sigurisht dëshmi historike”[14].
Qëndrimi negativ i Dhendhias-it ndaj traditës gojore bazohet në faktin se nuk ekzistojnë konkordanca specifike mes Manit dhe Himarës, por edhe ngaqë “Ka shumë gjasë … që tradita gojore të ketë buruar nga ngjashmëria që paraqiste, sidomos në raport me turqit, gjendja e himarjotëve dhe e banorëve të Manit”[15].
Mbërrijmë kështu në një pyetje kritike për shtjellimin e mëtejshëm të çështjes në fjalë: Përse “tradita” iu referohet ekskluzivisht Manit dhe Kretës dhe anashkalon vatra të tjera të arealit greqishtfolës, të cilat paraqitnin pothuaj të njëjtat ose edhe të tjera ngjashmëri me greqishten e Himarës?
Po të sjellim ndërmend çfarë përfaqësonin Mani dhe Kreta në historinë e Greqisë së para dhe pas Revolucionit të 1821-it, nuk është e vështirë të kuptojmë përse, brenda një suaze objektive, siç janë ngjashmëritë (joekskluzive) gjuhësore (f.v. ekzistenca e emrave më –ία[16]), inkuadrohet dhe themelohet një traditë, që në thelb pasqyron aspiratat dhe synimet e së paku një pjese të himarjotëve lidhur me vendin që u takonte në radhët e atyre që luftuan me zell për triumfin e Revolucionit grek.   Kemi të bëjmë vallë me një traditë të sajuar ad hoc, me qëllim sigurimin e “vazhdimësisë me një të kaluar të përshtatshme historike”[17] dhe posedimin e “kredencialeve” të nevojshme gjuhësore të përfshirjes së plotë të himarjotëve në komunitetin imagjinar të grekëve? Është fjala vallë për një reagim, gjithashtu, ndaj vargjeve të famshme satirike “Σπύρο-Μίλιο με το πέννα, / Ζάχο-Μίλιο με το πάλα, / Λευτερώσαν το Ελλάδα / και το κάμανε Χειμάρα”[18], që hidhnin hije dyshimi mbi identitetin gjuhësor grek të banorëve të Himarës? Është rasti të kujtojmë se pothuaj në të njëjtën periudhë, në fillimet e shek. XIX, “u zbulua” Kronika eDropullit (“Χρονικόν της Δρυοπίδος”)[19], një sajesë savantësh që u shërbente edhe ajo nevojës dhe aspiratave të dropullitëve për të dëshmuar lidhjet e tyre me Greqinë antike, e madje me Atikën[20].
Por le t’i rikthehemi pyetjes sonë të parë: Anas apo ardhës himarjotët? Në librin e tij interesant për Dhërmiun (gr. Δρυμάδες), autori K. N. Dhedhes (Κ. Ν. Δέδες) shkruan ndër të tjera: “Tre fshatrat e Himarës, Himara, Dhërmiu, Palasa, e ruajtën të paprekur gjuhën e tyre greke. …. Tani, nëse në çdo fshat hasen një numër veçorish gjuhësore, kjo mbase buron prej shkaqesh dhe ndikimesh, të përftuara prej lëvizjes së popullsive. Ky kapitull është e nevojshme të studiohet posaçërisht prej gjuhëtarëve”[21].
Dhe vërtet, konstatimi ynë i parë është se, tej ndryshimeve që paraqesin të folmet lokale[22] të Himarës-fshat dhe të Dhërmiut-Palasës (palatalizim në Himarë, vokalizëm gjysmëverior në dy fshatrat e tjerë), ekziston një substrat i përbashkët, që lidhet ose me faza më të hershme të greqishtes ose me zhvillime të cilat nuk i gjejmë (ose nuk i gjejmë me të njëjtën shtrirje) në vatra të tjera të arealit të greqishtes. Pra, nëse ekzistonte një përbashkësi, është logjike që lëvizjet e grupeve të popullsisë të lidhen së pari me shfaqjen e karakteristikave që çuan në divergjim gjuhësor.
Pasi të shohim ku ndryshojnë të folmet lokale që po marrim në analizë, në vazhdim do të kërkojmë elemente të indit të tyre të përbashkët duke shqyrtuar në të njëjtën kohë nësedhe në ç’masë konvergjojnë apo divergjojnë në raport me të folmet e tjera të greqishtes, që janë konsideruar si më të afërtat me to.
Palatalizimi është tipari bazë i diferencimit të së folmes së Himarës-fshat (tšαι, προσtšέφαλο, αθράtšι, žυναίκα, žίδα, κατώžι, šέρι, βρέšει, βροšή, etj.)[23]. Sipas dialektologut Kondosopulos (Κοντοσόπουλος) dukuria e palatalizimit haset në dialektin grek të Italisë së Jugut, në Qipro, Dodekanez, Kios, Kretë, Kytera, Mani, Megara, Qimi, Egjinë, Athinën e pararevolucionit të 1821-së, Lezbos dhe Skyros[24]. Nëse e kombinojmë këtë tipar me dukurinë tjetër të mosshndërrimit të grupit zanor –ία në –ιά, atëherë dialekte dhe të folme “kandidate” për afri me të folmen greke të Himarës-fshat do të mbeteshin ato të Italisë së Jugut, të Kyterës, të Manit dhe të Kretës Perëndimore[25]. Ndërkaq e folmja e Italisë së Jugut përjashtohet ngaqë, ndryshe nga e folmja e Himarës, ruan ende shqiptimin e bashkëtingulloreve dyfishe[26].
Ndonëse po rrudhen vazhdimisht nën presionin e greqishtes standarde, të folmet greke të Dhërmiut dhe të Palasës ruajnë ende në shkallë të lartë tipare të vokalizmit gjysmëverior të greqishtes[27]. Si u përftuan këto tipare në gjuhën e dhërmiasve dhe të palasjotëve (δ’λειά ‘punë’, σάρ’ ‘grurë’, κ’λούρα ‘kulaç’, etj.)?[28]. Pohimet e gjuhëtarit A. Karanastasis për të folmen e e fshatit Martiniano të Italisë së Jugut, ku “dukuritë e shurdhimit [të zanoreve] dhe ato morfologjike u bartën këtu prej emigrantësh të ardhur nga Greqia e Veriut dhe mbase nga Epiri”[29], na ndihmojnë për t’iu përgjigjur pyetjes së shtruar më lart. Vatra të vokalizmit gjysmëverior të ndodhura brenda kufijve të Greqisë së Veriut dhe të Epirit gjejmë në fshatin Vurbiani të Janinës, në një numër fshatrash jashtë Prevezës dhe në ishullin përballë të Lefkadhës si dhe në qytetin e Kosturit[30].
Megjithëse në kujtesën e banorëve të Dhërmiut dhe të Palasës nuk janë ruajtur gjurmë lëvizjesh të tilla, është me interes të theksojmë se, më në veri të Himarës, pak kilometra jashtë Vlorës, gjejmë një tjetër ngulim greqishtfolës me vokalizëm verior, Nartën, për banorët e së cilës ekzistojnë të dhëna se janë ngulur këtu të ardhur prej anëve të Artës[31].
Prej tipareve të përbashkëta të këtyre të folmeve, në rrafsh fonetik, veçohen ruajtja e grupeve ία, –έα dhe shndërrimi /st/ /s/.
Ruajtja e grupeve ία, –έα “në të gjitha rastet”[32] përbën pa dyshim veçorinë më karakteristike, mbi të cilën u bazuan kryesisht gjithë sa u përpoqën të tregojnë një lidhje të mundshme mes së folmes greke të Himarës dhe të folmeve të tjera të greqishtes së re. Në të folmen e Himarës mbeten të pandryshuara grupet zanore –éa (-αία, -έα), -éos (-έος, -αίος), -éas (-έας), -ía (-ία, -εία), -ío (-ίο, -είο), -íu (-ίου)[33]. Sipas gjuhëtarit Haxidhaqis (Χατζιδάκις) “nuk i nënshtrohen këtij ndryshimi” të folmet e “Cakonisë, Manit dhe Langadhjave në Arkadi” si dhe “e folmja e Athinës së pararevolucionit … së bashku me të folmet simotra të saj në Megara, Egjinë dhe Qimi, si dhe të folmet e Kyterës, Manit, Zantes dhe Qefalonisë, shtoju këtyre edhe ato të hinterlandit të Azisë së Vogël dhe të Pondit, duke përfshirë edhe atë të Italisë jugore”[34]. Duke qenë se ndryshimi në fjalë ndodhi “pas vitit 1000 pas Kr.” dhe “para shek. XIII”[35], është me interes një letër e vitit 1532, e ruajtur në origjinalin greqisht, të cilën “ο ιερεύς πρωτονοτάριος Χειμάρας [prifti protonotar i Himarës]” ia dërgon “συνιόρ Λαρκονη τζενεράλη του ρηάμη της Πουλίας [sinjor Larkonit gjeneralit të mbretërisë së Pulies]”[36]. Me këtë letër, “γέροι της Χειμάρας και Αλβανητίας [pleq të Himarës dhe Shqipërisë]” çmojnë se “ο Τούρκος [turku]” synon “να κατεβή εις τον Αυλώνα … και έπητα να περάση ειστην Μπούλια [të zbresë në Vlorë … dhe paskëtaj të kalojë në Pulie]”[37]. Kemi bindjen se trajta Αλβανιτίας është një tregues kronologjik i qartë për ruajtjen e grupit ία në të folmen greke të Himarës.
Lidhur me ndryshimin e grupit bashkëtingullor /st/ në /s/, gjuhëtari A. Papadhopulos (Α. Παπαδόπουλος) vërente se, krahasuar me dialektin pontik, “në të folmen e Himarës kjo dukuri u zhvillua në një rrugë të vetën”, ngaqë aty “analogjia, si edhe në Pontos, u bë shkak i asimilimit … dhe τ –ja e asimiluar e grupit στ pushoi s’u shfaquri në të gjitha rastet”[38].
Ndryshe e shpjegon këtë ndryshim Xixilis-i (Τζιτζιλής), i cili e lidh me ndikimin e të folmeve fqinje të shqipes, ku vërehet ndryshimi st < stš, pavarësisht zanores që pason. Në të folmen greke të Himarës, si rezultat i proceseve asimiluese, grupi stš shndërrohet në s dyfishe (ss), që thjeshtohet në s. Duhet shënuar që në një numër fjalësh ruhet s-ja dyfishe[39], ndonëse kjo e folme nuk karakterizohet përgjithësisht nga kjo dukuri[40].
Në këtë pikë ia vlen të vihet në dukje prirja e asimilimit dhe thjeshtimit edhe të grupeve të tjera bashkëtingullore, që haset në të folmen greke të Himarës (φούρνος > φούρος,στέρνα > σέρασπέρνω > σπέρω, etj.).
Sidoqoftë, ndryshimi /st/ > /s/ paraqet një zhvillim që, pavarësisht faktorëve që e shkaktuan, vetëm në të folmen greke të Himarës “shfaqet si ligj fonetik”[41]. Lidhur me datimin e tij, mund të pohojmë që, nëse është me vend etimologjia Παλ(ι)άσα < *Παλαίστα (trajta dorike e toponimit Παλαίστη[42], latinisht Palaeste[43], emërtim i lashtë i rajonit ku shtrihet sot Palasa – Παλάσα), atëherë ky ndryshim duhet të jetë kryer shumë shekuj më parë, me terminus ante quem dëshminë e parë të shkruar të ekonimitBalassa, më 1532[44]. Le të shënojmë se, gjysmë shekulli pas terminus-it që sapo vendosëm, rreth viteve 1580, savantët Theodhosios Zigomalas (Θεοδόσιος Ζυγομαλάς) dhe Simeon Kavasilas (Συμεών Καβάσιλας) i shkruanin gjermanit Μartin Crusius se banorët e Athinës fjalën στολή e shqiptonin σολήν dhe shprehjen ιδού πίστις e kishin “barbarizuar” në επά πίσι[45]. Nëse, mbi bazën e kësaj të dhëne, pranojmë se shndërrimi /st/ > /s/ pat qenë veçori edhe e të folmes së Athinës të atyre viteve, gjë që “vihet në dyshim nga një lagje gjuhëtarësh”[46], atëherë dalim në një përfundim interesant, që do ta shtjellojmë më poshtë.
Duke kaluar tani në shqyrtimin e rrafshit morfologjik, vërejmë se një numër mbaresash të dëftores së foljeve mediopasive, sidomos të kohës së tashme dhe të pakryer, ruajnë tipare arkaike dhe janë të përbashkëta në të tre fshatrat e marrë në shqyrtim. Kështu, folja έρχομαι zgjedhohet në të tashmen e dëftores si ερχούμαιερχούσαιερχούται,ερχούμεσαερχούσεερχούνται dhe për nga gjedha e zgjedhimit ngjan me të folmen e Farasës (Φαράσων) në Azinë e Vogël[47]παραδούμαι, παραδούσαι, παραδούται,παραδούμαστε, παραδούστε, παραδούνται. Koha e pakryer në të folmen himarjote zgjedhohet si ερχούμουνα (σκεφτούμουνα, πλερωνούμουν, κ.ά.), ερχούσουν,ερχούτανε[48] (καθούτανε[49], εβρισκούταν)[50]ερχούμεσα (παντρευούμασ(τ)αν), —    ,ερχούσανε (εκαθούσαν, εκοιμούσανε)[51], me trajta gjegjëse ερχούμουν, ερχούμουνε, φοβούμουν, dρεπούμουνε[52] dhe ερχούσανζεσταινούσανκαθούσαν në të folmen e Farasës[53]. Kjo përputhje lidhet pas çdo gjase me zhvillimin e ngjashëm dhe të pavarur të të folmeve që ndodhen përkatësisht në skajin perëndimor dhe lindor të arealit të greqishtes.
Ekzistenca e toponimeve me mbaresën –έος dhe shtrirja e tyre prej Himare (Αργιλέος, Ελατέος, Κασανέος, Μερτέος etj.) deri në Dhërmi e Palasë (Φαγέος, Δραλέος, Παπρέος, Ρωπλέος etj.) është një tjetër element i substratit të përbashkët. Nga sa dimë nuk ekziston asnjë pikë tjetër e arealit të greqishtes ku toponimet më –έος të shfaqen me një denduri të tillë[54]. Prapashtesa –έος, që në Himarë haset në mbiemra dhe emra (πλατέος[55]κοχλέος ‘κοχλίας’[56] etj.) ka zgjeruar me sa duket kuptimin e vet duke u lidhur me fitonime e duke shënuar ‘shumicë a bollëk në …’ të një pike gjeografike të caktuar: ελατέος (τόπος) > Ελατέος ‘vend me shumë bredha’.
Shpërndarja e karakteristikave që u zunë ngoje më sipër duket përmbledhtazi në tabelën e mëposhtme:
PalatalizimVokalizëm
gjysmëverior
Ruajtje e gr. ία   –έα, etj.st > s-ούνται
-ούσαν
Topon. më
-έος
Χιμάρα/Himarë+++++
Δρυμάδες/Dhërmi
Παλιάσα/Palasë
+
+
+
+
+
+
+
+
+
+
Μάνη/Mani++
Τσακωνιά/Cakoni+
Λαγκάδια
Αρκαδίας/Langadhja të Arkadisë
+
(Δυτική) Κρήτη
Kretë (Perëndimore)
+
Κ.Ιταλία
Itali e jugut
++
Κύπρος/Qipro+
Δωδεκάνησα
Dodekanez
+
Χίος/Kios+
Κύθηρα/Kytera++
Ζάκυνθος/Zante+
Κεφαλλωνιά
Qefaloni
+
Μέγαρα/Megara, Κύμη/Qimi, Αίγινα/Egjinë,
παλιά Αθήνα/Athinë
e pararevolucionit
+
+
+
+
+
+
+
+
 


+
Λέσβος/Lezvos+
Σκύρος/Skiros+
Βούρμπιανη
Ιωαννίνων
Vurbiani Janinë
+
Λευκάδα/Lefkadha+
Χωριά Πρέβεζας
Fshatra Prevezë
+
Πόλη Καστοριάς
Qyteti i Kosturit
+
Πόντος/Pontos++ –
Φάρασα/Farasa

+
Pas kësaj tabloje të përgjithshme, është evidente se ndër të folmet kandidate për farefisni të ngushtë me greqishten e Himarës, e madje me pozitë më të fortë (shih shndërrimin /st/ > /s/), duhet shtuar edhe e folmja e Athinës deri para 1821-it. Por le të ndalemi disi më hollësisht në krahasimin e të folmeve greke të Himarës dhe të Manit, për të parë nëse ka bazë solide pikëpamja për afri të ngushtë të tyre. Në Mani “rregulli i shqiptimit si –ου të –ω-së fundore të foljeve [κάνου, λέου, κοιτάζου] është i përgjithshëm dhe nuk njeh përjashtime”[57], kurse në të folmen e Himarës nuk vihet re diçka e tillë. E njëjta gjë ndodh edhe me denazalizimin e grupeve μπ, ντ, γκ në Mani[58] dhe ruajtjen e elementit nazal të tyre në greqishten e Himarës. Shqiptimi i υ si u ose iu, që haset edhe sot me shtrirje të gjerë në Mani[59], në Himarë është sporadik dhe pas çdo gjase lidhet me mjedisin fonetik të fjalës (Δρουμάδες < Δρυμάδες, Žουπέα < Γυπέα), e kështu me radhë. Në të folmen e Himarës gjejmë numërorët rreshtorë εξάτος (i gjashtë), εφτάτος (i shtatë), οχτώτος (i tetë), që nuk hasen në Mani. Nga lënda onomasiologjike, përveç disa përputhjesh në toponimet[60], është evident dallimi në mbiemrat familjarë të të dy krahinave: në Himarë mbizotërojnë mbiemrat dyrrokësh më -ης, -ος dhe nuk hasen aspak mbiemrat më –άκος dhe –έας, që konsiderohen tipikë për Manin. Do të mundeshim të përmendim edhe të tjera pika divergjimi, por për arsye vendi po kufizohemi vetëm në sa më lart.
Nëse biem dakord që e folmja greqisht e Himarës ka elemente mëvetësie që burojnë prej veçantive gjuhësore e gjeografike të kësaj pike, do të duhet të shqyrtojmë edhe shtrirjen në kohë të saj. Substrati i pasur dorik i së folmes himarjote (emër φάγας në Himarë, khs. dorisht φαγός ‘dru dushku’, toponime si Φαγέος në Palasë dhe trajta dorikeΠαγά ‘burim’ (khs. πηγή) në tri pika të ndryshme, Καπόρι në Dhërmikhs. dorisht κάπος‘kopsht’, etj.) dhe arkaizmat leksikorë (αgίδα < gr.vj. ακίς ‘sasi e vogël’, κυβέρτι < gr.vj.κυβέρτιον ‘koshere bletësh’, καθαίρω < gr.vj. καθαίρω ‘pastroj’, όρθα < gr.vj. όρνις ‘pulë’, kallëzore όρνιθα, etj.)[61] dëshmojnë praninë diakronike të greqishtes në rajonin më të gjerë.
Toponimet greke të shpërhapura përgjatë bregdetit flasin për prani emërvënësish që, duke qenë anas apo kalimtarë, japin e marrin me detin, njohin pikat e mbrojtura të tij (Λιμνιώνας, Πάνορμος, Γιαλισκάρι, Βαθυμιώνας, Αυλών, Καραβοστάσι etj.), dhe kur e shohin të egërsuar, e marrin me të mirë duke gdhendur fjalë lutëse në shkëmbenj (shih toponimin στα Γράμματα, në VP të Palasës). Janë të interesuar gjithashtu për vendkalimet (Πόρος, Διαπόρι) si dhe për veçoritë e relievit të brezit bregdetar (Εφτάβρυσος, Πρίνος, ΔραλέοςΡωπλέος, etj.).
Argumentet për praninë diakronike të greqishtes në këto vise bëhen edhe më solide po të marrim parasysh shkallën e ndikimit të saj në mjedisin rrethues shqipfolës. Ekzistenca, f. v., në të folmen greke të Himarës e një çerdheje emrash më –έα është e mundur të lidhet me praninë në gjuhën shqipe të huazimeve greke të llojit folé –(j)a(<φωλέα), mirgalé –(j)a (<αμυγδαλέα) etj. Gjithashtu, gjasat që greqishtja e Himarës të ketë ndërmjetësuar për depërtimin në shqipen të një numri fjalësh nga greqishtja e Italisë së Jugut, nuk duken të pathemelta po të nisemi nga fjala shqipe puhí –a, që pas mendimit tonë lidhet bindshëm me gr. It. Jugut pujía < απογεία (αύρα) ‘fllad që vjen nga toka’[62].
Në lëndën e pasur dialektore të së folmes shqipe të Qeparoit[63], fshat i vendosur disa kilometra në jug të Himarës, gjejmë një sërë fjalësh që datohen në faza më të hershme të greqishtes. E tillë është dhékë –a ‘pjesë, copë e madhe’, e krahasueshme me gr.vj.δάκος (το) ‘kafshim’ [< gr.vj. δάκνω ‘kafshoj’][64], me metafoninë e njohur a > e të shqipes. Fjala haset edhe në arbëreshët e Greqisë si dhákë-a ‘kafshatë’ (Andros, Eube)[65] dhe ‘ashkël druri’ (Salaminë)[66]. Ka interes të thuhet se edhe në shqip fjalakafshátë vjen prej foljes kafshój. Krahas fjalëve grúzë -a dhe krúzë –a të Qeparoit (‘bimë njëvjeçare … që përdoret si ushqim për njëthundrakët’), trajtave të ndryshme të saj në Epir (γρούζο, γρούζα), Korfuz (κρούζα) dhe në Italinë e Jugut (kliza, kriza, klisa), të cilat burojnë prej gr.vj. κνύζα[67], në Vunoin shqipfolës të Himarës, ndodhur mes Himarës-fshat dhe Dhërmiut, dëshmohet fjala onogrúzë-a[68], që mund të lidhet me gr. *ονογρούζα < *ονοκνύζα. Ekzistenca e fjalës greke të padëshmuar tjetërkund mund të konsiderohet e sigurt jo vetëm ngaqë kemi fitonime të tjera të lashta me përbërës të parë të kompozitës elementin ονο- (ονόπορδονονόπυξοςονοκάρδιον)[69], por edhe sepse krahas fjalës tashmë të rrallë onogrúzë haset në fshatrat e Himarës edhe sinonimi i sajgruzëgomáre[70].
Pas këtij rishqyrtimi të përmbledhur të çështjes, mund të arrijmë në përfundimin se e folmja greqisht e Himarës nuk ka tipare afrie specifike apo ekskluzive me asnjërën prej të folmeve të tjera të greqishtes së re, të tilla që të na bindin për prejardhjen apo bartjen e saj prej një pike tjetër të arealit greqishtfolës (Manit, etj.). Faktet gjuhësore të parashtruara dëshmojnë për një prani të hershme të greqishtes në këtë pikë të bregdetit të Jonit. Njohja më e mirë e greqishtes së Himarës dhe e tablosë komplekse të dialekteve të greqishtes së re besojmë se do ta pasurojë më tej vargun e argumenteve që parashtruam.
Bibliografia
Anagnostopulos (Αναγνωστόπουλος, Γ.) 1925. “Περί του ρήματος εν τη εν Ηπείρω λαλουμένη. Βραχεία επισκόπησις των ηπειρωτικών ιδιωμάτων”. Αθηνά 36 : 61-98.
Andhriotis (Ανδριώτης, Ν.) 1948. Το γλωσσικό ιδίωμα των Φαράσων. Αθήνα : Ίκαρος.
Aravandinos (Αραβαντινός, Π.) 1856. Χρονογραφία της Ηπείρου των τε ομόρων Ελληνικών και Ιλλυρικών χωρών. Ι-II. Αθήνα.
Vajakakos (Βαγιακάκος, Δ.) 1983. “Γλωσσικά και λαογραφικά Χιμάρας Β.Ηπείρου και Μάνης”. Β΄ Συμπόσιο γλωσσολογίας του βορειοελλαδικού χώρου. Θεσσαλονίκη : IMXA.
Vajakakos (Βαγιακάκος, Δ.) 1988. “Συμβολή εις την μελέτην του γλωσσικού ιδιώματος της Χιμάρας Βορείου Ηπείρου”. Πρακτικά Α΄ Πανελλήνιου Επιστημονικού Συνεδρίου «Βόρειος Ήπειρος – Άγιος Κοσμάς ο Αιτωλός» (Κόνιτσα 1987). Αθήνα : Ι.Μ. Δρυινουπόλεως-Πωγωνιανής και Κονίτσης – Πανελλήνιος Σύνδεσμος Β/ηπειρωτικού Αγώνος.
Vernikos & Dhaskalopulu (Βερνίκος, Ν. & Δασκαλοπούλου, Σ.) 1999. Στις απαρχές της νεοελληνικής ιδεολογίας. Το χρονικό της Δρόπολης. Αθήνα : Αφοί Τολίδη.
Vranusis (Βρανούσης, Λ.) 1962. Χρονικά της Μεσαιωνικής και Τουρκοκρατούμενης Ηπείρου – Εκδόσεις και χειρόγραφα. Ιωάννινα : Εταιρεία Ηπειρωτικών Μελετών.
Johalas (Γιοχάλας, Τ.) 2000. Άνδρος. Αρβανίτες και Αρβανίτικα. Αθήνα : Εκδόσεις Πατάκη.
Johalas (Γιοχάλας, Τ.) 2002. Εύβοια. Τα Αρβανίτικα. Αθήνα : Εκδόσεις Πατάκη.
Dhedhes (Δέδε, Κ.Ν.) 1978. Δρυμάδες Χειμάρρας. Αθήνα : Σείριος.
Dhendhias (Δένδια, Μ.) 1926. “Απουλία και Χιμάρα. Γλωσσικαί και ιστορικαί σχέσεις των ελληνικών αυτών πληθυσμών”. Αθηνά 38 : 72-109.
Karanastasis (Καραναστάσης, Α.) 1984-1992. Ιστορικόν λεξικόν των ελληνικών ιδιωμάτων της Κάτω Ιταλίας. Αθήνα : Ακαδημία Αθηνών.
Karadis (Καραντής, Τ.) Αρβανίτικο λεξικό της Σαλαμίνας (ανέκδ. χειρόγρ.).
Kasis (Κάσσης, Κ.Δ.) 1982. Το γλωσσικό ιδίωμα της Μάνης. Αθήνα.
Kasis (Κάσσης, Κ.Δ.) 1990. “Άνθη της Πέτρας” στο χώρο του στατικού χρόνου ήτοι οικογένειες και εκκλησίες στην Μάνη. Αθήνα : Ιχώρ.
Qinga (Κίγκα, Ε.) 1982. Μορφολογία των νεοελληνικών περιεκτικών τοπωνυμίων. (Αδημοσ. διδ.διατριβή). Πανεπιστήμιο Ιωαννίνων.
Kondosopulu (Κοντοσόπουλου, Ν.) 2001. Διάλεκτοι και ιδιώματα της νέας ελληνικής. Αθήνα : Εκδόσεις Γρηγόρη.
Kriaras (Κριαράς, E.) 1969 – . Λεξικό της μεσαιωνικής ελληνικής δημώδους γραμματείας. Θεσσαλονίκη.
Minas (Μηνάς, Κ.) 1987. «Οι καταλήξεις της οριστικής των μονολεκτικών ρηματικών τύπων της μεσοπαθητικής φωνής». Δωδώνη 16 : 21-60.
Bogas (Μπόγκας, Ε.) 1964-1966. Τα γλωσσικά ιδιώματα της Ηπείρου (Βορείου, Κεντρικής και Νοτίου) T. A´-Β΄. Ιωάννινα : Εταιρεία Ηπειρωτικών Μελετών.
Papadhopulos (Παπαδόπουλος, Α.) 1955. “Η αφομοίωσις του τ υπό του σ”. Αρχείον Πόντου 20 : 249-253.
Sathas (Σάθα, Κ.Ν.) 1870. Νεοελληνικής Φιλολογίας Παράρτημα. Ιστορία του ζητήματος της ελληνικής γλώσσης. Αθήνα : Τυπογραφία τέκνων Α.Κορομηλά.
Spiromiliu (Σπυρομίλιου) 1969. Χρονικό του Μεσολογγίου (1825-1826). Αθήνα : Εκδόσεις Γαλαξία.
Spiru (Σπύρου, Λ.Π.) 1965. Η Χειμάρρα (τοπωνύμια – λαογραφία – ιστορία). Αθήνα : Έκδοσις Εθνικού Συνδέσμου Χειμαριωτών “Τ’ Ακροκεραύνια”.
Haxidhaqis (Χατζιδάκις, Γ.) 1905-1907. Μεσαιωνικά και Νέα Ελληνικά. Τ. Α΄-Β΄. Αθήνα : Βιβλιοθήκη Μαρασλή.
Hitiris (Χυτήρης, Γ.) 1987. Κερκυραϊκό γλωσσάρι. Κέρκυρα.
Amantos, K. 1903. Die Suffixe der neugriechischen Ortsnamen. München : Verlag von Louis Finsterlin.
Andriotis, N. 1974. Lexicon der Archaismen in neugriechischen Dialekten. Wien : Verlag der Österreichischen Akademie der Wissenschaften.
Bajrami, E. 2004. Pas gjurmëve të këngës. Tiranë : Albulena.
Caracausi, G. 1990. Lessico Greco della Sicilia e dell’ Italia meridionale (secoli X-XIV). Palermo : Centro di Studi Filologici e Linguistici Siciliani.
Caesar, G.J. 1899. De Bello Civili. Lipsiae : Teubner.
Dawkins, R. 1916. Modern Greek in Asia Minor. Cambridge.
Demiraj, Sh. 2004. “Gjuha amtare në bregdetin jugor shqiptar gjatë shekujve”. Himara në shekuj. Tiranë : Akademia e Shkencave.
Floristan, J.M. 1990-91. “Los contactos de la Chimarra con el reino de Napoles durante el siglo XVI y comienzos del XVII” I. Erytheia 11-12 : 105-13; II. 1992. Erytheia 13 : 53-87.
Georgacas, D. & McDonald, W.A. 1967. Place names of southwest Peloponnesus. Register and indexes. Athens.
Hobsbawm, E. & Ranger, T. (ed.). 1983. The Invention of Tradition. Cambridge University Press. [Ελλ. έκδ. 2004. Η επινόηση της παράδοσης. Μετάφραση Θ.Αθανασίου. Αθήνα : Θεμέλιο.]
Höeg, C. 1925. “Παρατηρήσεις στα γλωσσικά ανάλεκτα του Γ. Αναγνωστοπούλου”, Αθηνά36 : 289-296.
Nushi, J. 1991. Fjalë popullore nga Myzeqeja. Tiranë : Akademia e Shkencave e Republikës së Shqipërisë.
Rohlfs, G. 1964. Lexicon Graecanicum Italiae Inferioris. Tübingen : Max Niemeyer Verlag.
Sotiri, N. 2001. E folmja dhe toponimia e Qeparoit. Tiranë : Konica.
Sotiri, N. 2004. “E folmja e Himarës”. Himara në shekuj. Tiranë : Akademia e Shkencave.
Totoni, M. 1964. “E folmja e Bregdetit të Poshtëm” I. Studime Filologjike 1 : 129-158; II.Studime Filologjike 2 : 121-139.
Totoni, M. 1971. “Vëzhgime rreth të folmeve të Kurveleshit”. Dialektologjia Shqiptare I : 31-117.
Tzitzilis, Chr. 1997. “Zur Problematik der griechischen Lehnwörter im Albanischen”.Zeitschrift für Balkanologie 33/2 : 200-214.
Vido, V. 2000. Helenizëm që nuk u shua. Narta e Vlorës – Një essé në fushën e etnografisë. Athinë.

Ενισχύστε οικονομικά την προσπάθεια μας!

Ετικέτες

ενημέρωση (2161) ενημέρωση-informacion (1487) Αλβανία (907) ορθοδοξία (422) ιστορία-historia (398) Εθνική Ελληνική Μειονότητα (366) ελληνοαλβανικές σχέσεις (312) ορθόδοξη πίστη - besimi orthodhoks (280) Εθνική Ελληνική Μειονότητα - Minoriteti Etnik Grek (258) Β Ήπειρος (240) ορθοδοξία-orthodhoksia (239) ορθόδοξη πίστη (222) εθνικισμός (195) διωγμοί (162) Κορυτσά-Korçë (122) τσάμηδες (122) shqip (119) Κορυτσά Β Ήπειρος (109) informacion (100) Αρχιεπίσκοπος Αναστάσιος (97) ορθόδοξη ζωή (96) ορθόδοξη ζωή- jeta orthodhokse (76) διωγμοί - përndjekje (62) ορθόδοξο βίωμα (59) εθνικισμός-nacionalizmi (58) ορθόδοξη εκκλησία της Αλβανίας (55) Ελλάδα-Αλβανία (48) Ι.Μ Κορυτσάς - Mitropolia e Shenjtë Korçë (47) ανθελληνισμός (44) πολιτισμός - kulturë (44) Ελληνικό Σχολείο Όμηρος (43) Γενικό Προξενείο Ελλάδος Κορυτσά (41) besimi orthodhoks (40) Ορθόδοξη Αυτοκέφαλη Εκκλησία της Αλβανίας - Kisha Orthodhokse Autoqefale Shqiptare (40) ιστορία ορθοδοξίας (36) βίντεο (35) Shqipëria (32) ΕΠΑΝΑΣΤΑΣΗ 1821 (32) κομμουνισμός- komunizmi (30) πνευματικά (27) Μητρόπολη Κορυτσάς - MItropolia e Korçës (24) πολιτική-politikë (24) απόδημος ελληνισμός-helenizmi i diasporës (22) αλβανικά (21) εκπαίδευση (21) Αρχαία Ελλάδα (20) helenët-Έλληνες (19) κομμουνισμός (19) Greqia (17) Βλαχόφωνοι Έλληνες (15)