Kostas Kavafis
Termopile[1]
Nder
u qoftë atyre që jetën e çojnë
duke
ruajtur Termopilet.
Nuk
tunden kurrë nga detyra;
mbeten
të drejtë dhe të rreptë në çdo vepër,
por
plot me keqardhje, plot dhembshuri;
zemërgjerë
kur janë të pasur, kur janë të varfër
sërish
pak zemërgjerë,
gjithmonë
ndihmojnë me sa munden;
thonë
ngaherë të vërtetën,
por gënjeshtarët
nuk i urrejnë.
Edhe
më shumë nder u ka hije
kur parashohin
(dhe këta janë të shumtë)
se në
fund do të shfaqet Efialti,
se
medët, më në fund, do të shkojnë tutje.
[1] Në vitin 480
Greqia u pushtua nga persët (medët),
që udhëhiqeshin nga perandori Kserks. Mbreti spartan Leonida, në krye të 7 000
grekëve, mori urdhër të ndalte përparimin e ushtrisë perse në Termopile (Greqia
qendrore), një kalim i ngushtë mes detit dhe maleve të pakapërcyeshme. Ushtria
perse, e përbërë prej 250 000 trupash dhe shumë e fuqishme, sulmoi dy herë, por
që të dyja herët u shtrëngua të tërhiqej, pasi kalimi ishte kaq i ngushtë, sa
nuk mund të poziciononin të gjitha forcat e tyre. Mirëpo, një bujk vendas,
Efialti koprrac, udhëhoqi një pjesë të këmbësorisë perse nëpër një kalim malor,
dhe në mëngjes persët u shfaqën pas shpinës së grekëve. Leonida e urdhëroi
ushtrinë të tërhiqej dhe qëndroi tek shtegu vetëm me 300 spartanë. Si spartan i
vërtetë që ishte, zgjodhi vdekjen në vend të tërheqjes; të 300 spartanët,
përfshi dhe Leonidën, vdiqën, por arritën t’i pengonin persët për aq kohë sa i
duhej ushtrisë greke të tërhiqej e sigurt.
Δεν υπάρχουν σχόλια:
Δημοσίευση σχολίου