https://www.huffingtonpost.gr/
Vetoja e vendosur nga Franca, Hollanda dhe Danimarka ka ngjallur reagime zinxhir sidomos në Maqedoninë e Veriut ku Zoran Zaev e çoi vendin në zgjedhje të parakohshme në 12 Prill, duke e quajtur refuzimin e evropianëve një "gabim historik". Në të njëjtën kohë, analistët nuk e fshehin shqetësimin e tyre për një domino të rrezikshme në Ballkan.

Një prej diplomatëve më me përvojë në Ballkan, ish-ambasadori grek në Shkup dhe Tiranë, Alexander Mallias kishte parashikuar se Shkupi dhe Tirana nuk do të merrnin dritën "jeshile" për negociatat e pranimit. Në vitin 2018 Mallias ka botuar librin "Greqia dhe Maqedonia Veriore - Autopsia e Marrëveshjes së Vështirë të Prespës" ku shprehu shqetësimin e tij për Marrëveshjen e Prespës, ndërsa bën një paralelizëm mes ish-kryeministrit Gruevski dhe zotit Rama.
Zoti Rama është fotokopja shqiptare e Gruevskit. Në Shkup kishim Gruevskin, në Tiranë kemi Ramën. Nuk jam i sigurtë nëse zoti Rama dhe ekipi i tij, janë indiferentë ndaj këtij zhvillimi. Klasa politike shqiptare ka një përgjegjësi të madhe për imazhin problematik që përcjell ky vend pa Gjykatë të Lartë, pa Gjykatë Kushtetuese dhe pa një sistem drejtësie funksional. Zhvillime që janë në disanologji me përpjekjet e njerëzve atje, të cilët janë të detyruar të ikin, duke braktisur masivisht Shqipërinë.
Për vazhdimin e artikullit në shqip lexoni këtu
Δεν υπάρχουν σχόλια:
Δημοσίευση σχολίου