Πέμπτη 29 Νοεμβρίου 2018

Letër drejtuar atij që nisi t’i lutej Zotit ku më pas njerëzit e shtëpisë së tij nisën ta tallnin.


Image may contain: 1 person, beard

Përktheu Alex Lo (facebook) 

Para se të nisje t’i luteshe Zotit ishe i dashur për të gjithë. Dhe tani papritur në shtëpinë tënde gjendesh në mes të një ambienti armiqësor. Përpara deheshe, dhe pije duhan dhe pak vidhje dhe shaje dhe ishte tregoheshe dembel në ditët e punës dhe bëje gjithçka që ishte e ndyrë para Zotit dhe e ndershme për botën (mëkatare). Megjithatë, në ate kohë, ishe i dashur për gjithë banorët e shtëpisë. Ndërsa tani që ke gjetur udhën e të drejtit, të ndershmërisë dhe të lutjes, tani të gjithë të sulmojnë si grerza.
Të gëzohesh, vëlla, njëqind herë të ndihesh i gëzuar. A nuk e shikon se Ungjilli po zhvillohet në shtëpinë tuaj? Tek ajo shtëpi në të cilën deri dje diskutonin për taksën dhe për rrogën e vogël. Në po ate shtëpi nisën të realizohen profecitë e Ungjillit. Shtëpia juaj është lartësuar deri në qiejt, u kthye në banesë të dramës së krishtere, zuri lidhjen me kohët apostolike dhe martirike. Historia e Kishës së krishtere po zhvillohet në nivel të vogël në shtëpinë tuaj. Ja profecitë e Krishtit, që kanë ndodhur pafund herë në këtë planet të tokës dhe që tani kanë nisur të ndodhin dhe në shtëpinë tuaj.
<<Dhe të gjithë do t'ju urrejnë për shkak të emrit tim; por ai që do të qëndrojë deri në fund, do të shpëtojë>> (Mat. 10, 22). <<…dhe armiqt e njeriut do të jenë ata të shtëpisë së vet>> (Mat. 10, 36). <<Në të vërtetë, në të vërtetë po ju them: ju do të qani dhe do të mbani zi dhe bota do të gëzohet. Ju do të pikëlloheni, por pikëllimi juaj do të kthehet në gëzim>> (Joan. 16, 20).

Ka gjë më të qartë nga këto profeci? Ja, po realizohen dhe sot, pranë banesës tënde, mbi ty. Ndaj të pranosh çdo të sharë jo si të shara por si dekorata. Të dish, se përndjekësit e tu do pendohen, tallësit e tu do mbeten pa fjalë dhe ti do gëzosh. Sot je i fundit i shtëpisë së atit tënd, por mbas pak do jesh i pari. Ndërsa ata që tani të përndjekin, do të shërbejnë. Kjo është profetizuar dhe përsëritur me mijëra herë dhe në mijëra vende.
Paqe dhe bekim nga Zoti.
Shën Nikola Velimiroviç i Ohrit 1956 

Δεν υπάρχουν σχόλια:

Ενισχύστε οικονομικά την προσπάθεια μας!

Ετικέτες

ενημέρωση (2161) ενημέρωση-informacion (1487) Αλβανία (907) ορθοδοξία (422) ιστορία-historia (399) Εθνική Ελληνική Μειονότητα (366) ελληνοαλβανικές σχέσεις (312) ορθόδοξη πίστη - besimi orthodhoks (280) Εθνική Ελληνική Μειονότητα - Minoriteti Etnik Grek (258) Β Ήπειρος (240) ορθοδοξία-orthodhoksia (239) ορθόδοξη πίστη (222) εθνικισμός (195) διωγμοί (162) Κορυτσά-Korçë (122) τσάμηδες (122) shqip (119) Κορυτσά Β Ήπειρος (109) informacion (100) Αρχιεπίσκοπος Αναστάσιος (97) ορθόδοξη ζωή (96) ορθόδοξη ζωή- jeta orthodhokse (76) διωγμοί - përndjekje (62) ορθόδοξο βίωμα (59) εθνικισμός-nacionalizmi (58) ορθόδοξη εκκλησία της Αλβανίας (55) Ελλάδα-Αλβανία (48) Ι.Μ Κορυτσάς - Mitropolia e Shenjtë Korçë (47) ανθελληνισμός (44) πολιτισμός - kulturë (44) Ελληνικό Σχολείο Όμηρος (43) Γενικό Προξενείο Ελλάδος Κορυτσά (41) besimi orthodhoks (40) Ορθόδοξη Αυτοκέφαλη Εκκλησία της Αλβανίας - Kisha Orthodhokse Autoqefale Shqiptare (40) ιστορία ορθοδοξίας (36) βίντεο (35) Shqipëria (32) ΕΠΑΝΑΣΤΑΣΗ 1821 (32) κομμουνισμός- komunizmi (30) πνευματικά (27) Μητρόπολη Κορυτσάς - MItropolia e Korçës (24) πολιτική-politikë (24) απόδημος ελληνισμός-helenizmi i diasporës (22) αλβανικά (21) εκπαίδευση (21) Αρχαία Ελλάδα (20) helenët-Έλληνες (19) κομμουνισμός (19) Greqia (17) Βλαχόφωνοι Έλληνες (15)