Në një ceremoni të thjeshtë dhe emocionuese në Universitetin “Ismail Qemali” të Vlorës, ku prezentë ishin rektori, profesor z.Roland Zisi dhe zëvendës rektori z.Enkelejd Mehilli, Ambasadorja e Greqisë në Tiranë znj. Eleni Sourani akordoi tituj nderi dhe bursa te nivelit bachelor dhe master për vitin akademik 2018-2019 për dy nxënes të ekselencës të këtij Universitetit.
Studentët fituan bursat që ofroi Ambasada Greke në Shqipëri, në bazë të kritereve të përcaktuara të ekselencës dhe të njohjes së mirë të gjuhës greke.
Njëkohësisht, Ambasadorja e Greqisë u takua me studentë të Universitetit, të cilët, me mbështetjen e Ambasadës Greke në Shqipëri, realizuan një ekskursion mësimor-edukativ në Selanik në pranverën e 2018.
Në ekskursion morrën pjesë, të shoqëruar nga dy pedadogë, dhjetë stundentë të cilëve nuk u ishte dhenë mundësia më parë, të udhetojnë dhe të njohin Selanikun.
Gjatë fjalës së saj Ambasadorja Znj. Eleni Sourani, iu drejtua miqësisht studentëve duke theksuar rëndësinë e të qënit qytetar i botës për të përfituar prej shanseve që ofron globalizmi.
Ambasadorja e Greqisë dhe rektori i Universitetit shqiptar i cilësuan si të sukseshme aktivitetet e realizuara deri më tani me mbështetjen e Ambasadës Greke, duke u angazhuar jo vetëm për riorganizimin e tyre vitin e ardhshëm por edhe për ndërmarrjen e nismave të reja, të cilat avancojnë dije shkencore dhe mirëkuptimin mes njerëzve.
Δεν υπάρχουν σχόλια:
Δημοσίευση σχολίου