Tani që Shqipëria dhe Greqia po ecin drejt një “fushe me lule”,
gjembi që do të mbetet mesa duket është çështja e çamëve. Teksa
problemet që lidhen me kufirin detar, ligjin e luftës, varrezat e
ushtarëve grekë, tekstet shkollore apo lehtësitë konsullore kanë marrë
rrugën e zgjidhjes, çështja e çamëve mbetet dritëhija e fundit e një
raporti historik të dy popujve që ruan ende shumë të panjohura, po të
marrim parasysh edhe një ndjenjë përkatësie që po “zgjohet” tek të
ashtuquajturit arvanitas.
Nuk janë të rastësishme referencat e ish-ministrit të Jashtëm,
Pangalos mbi gjuhën shqipe apo heroinat e Sulit, që gjithsesi i takojnë
një historie që nuk ka lidhje me shtetin shqiptar.Ne planin politik
Tirana dhe Athina u afruan jo për meritë të tyre, por nga presioni i BE,
kryesisht mbi Shqipërinë për të zgjidhur problemet me fqinjin jugor, i
cili ka avantazhin të negociojë nga pozitat e një vendi anëtar të
Bashkimit Europian. Vicklat e kryeministrit shqiptar po u lënë vendin
firmosjeve shpejt e shpejt të një dokumenti të partneritetit strategjik
mes dy vendeve.
Hallet e mëdha që shqetësojnë këtu e 100 vite këtë cep të Ballkanit
mund të ishin zgjidhur shumë më shpejt nëse elitat politike do të
kujdeseshin për perspektivën ekonomike të dy vendeve dhe të linin
mënjanë protagonizmin bosh të disa njerëzve që tani janë të detyruar të
ulen dhe të negociojnë për absurditete dhe marrëzi që janë pjellë e
historisë së përbashkët.
Negociatat kanë prodhuar rezultat dhe tashmë në fushë kanë dalë
sërish protagonistët, këtu dhe atje. I pari ishte presidenti grek
Prokopis Pavlopulos, gafa e të cilit se Shqipërisë nuk do t’i lejohet
hyrja në NATO nëse nuk shkëputet nga retorika irredentiste kaloi pa u
vënë re. Presidenti që i përket krahut konservator i bie një daulle që
shkon ndesh me frymën e krijuar dhe përpjekjet që po bën qeveria e majtë
për të shfryrë tensionin dhe arritur një rezultat pragmatist.http://www.newsbomb.gr/politikh/story/858351/aystiro-minyma-paylopoyloy-...
Nga ana tjetër Edi Rama u shfaq së fundmi në faqen e parë të një prej
gazetave kryesore duke bërë një mea culpa mbi të shkuarën dhe folur me
optimizëm mbi të ardhmen. Në gazetën “Ta Nea” kreu i qeverisë shqiptare
ndërroi rol, nga një nacionalist qesëndisës në një lider të moderuar. Ai
tha se çështja çame nuk lidhet me pretendimet territoriale të
Shqipërisë ndaj Greqisë, por me të drejtën e lëvizjes së lirë dhe atë të
pronësisë. Një status quo që ekziston dhe sot. Çamë mund t'u drejtohen
gjykatave edhe sot individualisht dhe lëvizjen Shengen e kanë fituar.
Dhe natyrisht meritat zoti Rama kërkon t’i marrë vetë, duke i folur
popullit grek hapur dhe me dorë në zemër.
Për këtë çëshjtje kryeministrit shqiptar i është kthyer përgjigje në
gazetë, meqë çështjen e shtroi në këtë formë. Seksioni grek i CNN
risolli në vëmendje një analizë të Profesorit të Studimeve Ballkanike,
Sllave dhe Lindore në Universitetin e Maqedonisë, Konstantinos
Tsitselikis, botuar në 2016.
Lidhur me qëndrimin e Greqisë dhe Ministrisë së Jashtme greke,
profesori thotë se "fillimisht duhet të jetë e qartë se për çamët nuk ka
të drejta pronësore"."Pala greke mund të administrojë
politikisht njohjen e këtyre ngjarjeve. Duhet të ulet për të diskutuar
dhe ta mbyllë çështjen. Duhet të kemi një debat të hapur dhe të ecim
përpara. Sa më shumë e fsheh një çështje nën rrogoz, aq më shumë i jep
të drejtë palës tjetër. Gabimisht i jepet e drejta palës tjetër të
maksimizojë këtë si kauzë bisedimesh"-thotë Konstantine Tsitselikis.
Δεν υπάρχουν σχόλια:
Δημοσίευση σχολίου