Në 27 vjetorin e themelimit të Omonias, organizatës së
minoritetoit Etnik Grek në Shqipëri, themeluesit e saj të dikurshëm apo
drejtuesit aktualë, kanë pasur një emërues të përbashkët. Atë të
ripozicionimit përfaqësues në një subjekt të vetëm politik.
Tezën e bashkimit në një përfaqësi të vetme, e kanë hedhur edhe
përfaqësues të shtetit grek të akredituar në vendin tonë, si dhe vetë
faktori politik minoritar në Shqipëri. Për herë të parë sot, është dukur
në aktivitet, edhe kreu i MEGA Kristaq Kico, partia e të cilit, doli si
fraksion nga PBDNJ këtu e shtatë vite më parë.
Ai është parë krahë përkrahë kreut të PBDNJ Vangjel Dule ku deri më
dje, kanë qenë kundërshtarë të egër politik në ballafaqimet elektorale.
Krahas përshëndetjeve të të pranishmëve në përvjetorin e 27 të Omonias,
ka rënë në sy edhe telegram i urimit të presidentit Ilir Meta i cili ka
vlerësuar kontributin e kësaj organizate qysh në krijimin e saj.
Kreu i OMONIA-s Leonidha Papa, ka qenë i pari që mbështet unifikimin e
qëndrimeve politike të minoritetit grek në Shqipëri në një subjekt të
vetëm. Madje edhe kreu i PBDNJ Vangjel Dule, është shprehur optimist për
bashkimin e të gjithë faktorit grek në Shqipëri, në një përfaqësim të
vetëm dhe unik ashtu si sikur.
Δεν υπάρχουν σχόλια:
Δημοσίευση σχολίου