Komuniteti i emigrantëve shqiptarë në Selanik dhe jo vetëm, e njeh Dr. Stavri Dajon si një pjesëmarrës dhe mbështetës të veprimtarive të ndryshme, sidomos atyre letrare dhe artistike që organizohen. Por mbi të gjitha Dajo është gjerësisht i njohur për kontributin e vyer që jep qysh prej viteve 1980, në njohjen prej publikut shqiptar të disa kryeveprave të letërsisë greke. Ndërsa këto vitet e fundit, edhe për veprat e tij që trajtojnë temën e nxehtë të marrëdhënieve midis Greqisë e Shqipërisë, bazuar në shfrytëzimin e arkivave shtetërorë në të dy vendet.
Një nga këto libra është “Greqi-Shqipëri, 50 vjet mosbesimi reciprok”, botuar në 2015, për të cilin kemi shkruar edhe më herët. I shkruar me një gjuhë të rrjedhshme, ku çdo paragraf argumentohet me referenca arkivore, libri përbën një vështrim krejtësisht të ftohtë mbi historinë e marrëdhënieve shqiptaro-greke, në një periudhë tejet interesante: nga viti 1945 deri më 1991. Autori ka shfrytëzuar jo vetëm arkivat greke dhe shqiptare, por edhe ato të fuqive të mëdha dhe vendeve të tjera që kanë patur rol kyç në rajon. Ky bollëk materialesh arkivore, përveçse plotëson një kërshëri të kuptueshme, mëton edhe të shpjegojë në masë të madhe se përse marrëdhëniet midis të dy vendeve karakterizohen nga mosbesimi reciprok.
Tashmë, Dajo i rikthehet kësaj teme, duke trajtuar një subjekt jo shumë të njohur nga bota shqiptare, por tepër të ndjeshëm në Greqi: Fatin e pjesëtarëve të ushtrisë demokratike (komuniste) greke pas disfatës në luftën civile, që përfunduan si refugjatë në Shqipëri, por edhe të një numri pjesëtarësh të ushtrisë qeveritare që ishin rrëmbyer nga luftëtarët komunistë dhe ishin dërguar dhunshëm në Shqipëri. Edhe këtu Dajo ka hulumtuar për vite me radhë burimet arkivore shqiptare dhe greke, duke nxjerrë konkluzione që, siç vënë në dukje studiuesit, rrëzon shumë prej qëndrimeve solide të historisë zyrtare në Greqi.
Libri i ri është botuar sërish nga shtëpia botuese “Literatus”, që ka krijuar Stavri Dajo në Selanik.
Këtij libri i ka kushtuar një shkrim edhe e përditshmja e madhe greke, Kathimerini.
Më poshtë, po riprodhojmë shkrimin, që titullohet “Refugjatë në Shqipërinë e Hoxhës”, ka për autor gazetarin e njohur grek Tasos Telolgou, ndër të tjera edhe një njohës i mirë dhe komentator objektiv i temës së Shqipërisë:
Në fillim të majit 1949, një anije polake që transportonte materiale për Ushtrinë Demokratike të Greqisë u ankorua në Durrës. Autoritetet shqiptare të regjimit të Enver Hoxhës u orvatën të përvetësonin për nevojat e tyre një pjesë të ndihmës. Numri dy i partisë komuniste greke, V.Bartziotas, “i përgjërohej Mehmet Shehut, ministër i brendshëm dhe zëvendëskryetar i qeverisë, mirëpo pala shqiptare nxirrte pengesa, duke e përligjur vonesën me një defekt teknik të anijes”.
Disi kështu fillojnë marrëdhëniet e pasluftës midis komunistëve grekë dhe shqiptarë, që në vazhdim do të përcaktonte pozitën e refugjatëve grekë në Shqipërinë e Enver Hoxhës. Këtë bashkëjetesë të pamundur konturon me shumë referime ndaj materialeve arkivore të panjohura më herët, historiani Stavri Dajo, në librin e tij “Refugjatë grekë në Shqipëri 1945-1990”, duke e bërë këtë libër një vepër unikale.
Një kapitull i veçantë në librin e Dajos është raporti i atyre që ndodheshin në Shqipëri me autoritetet e sigurisë. Në Shqipëri ndodheshin –përveç anëtarëve dhe simpatizantëve të partisë Komuniste greke-, edhe 550 blegtorë (shumica u riatdhesuan me mijëra bagëti), 116 të arratisur nga ushtria qeveritare, por edhe të rrëmbyer apo dhe kriminelë ordinerë që kishin ikur nga Greqia.
Të arratisurit, si rregull, mbylleshin në kampet e krijuara për “monarkofashistët”, ku ndërkaq, siç zbulon Dajo, mbaheshin edhe “demokratët që kishin bërë gabime disiplinore”. Dajo shkruan se në planizimin fillestar të palës shqiptare ishte mbajtja ndaras e “demokratëve” nga “monarkofashistët”, mirëpo në një vend të varfër si Shqipëria, pesë vjet pas përfundimit të luftës, kjo u dëshmua praktikisht e pamundur.
Në një raport të drejtorisë së sigurimit të shtetit, pranohet se “Autoritetet tona i fyen, i torturonin për gabimin më të vogël, ndërsa përkundrazi, u ofronin lehtësira atyre që tregonin sjellje të mirë dhe atyre që kishin marrë përsipër organizimin e brendshëm; dhe këta nga ana e tyre, ndëshkonin pa mëshirë të pabindurit, duke iu hequr ushqimin, duke i torturuar apo diskredituar publikisht... Trajtimi i tyre në pikëpamje materiale dhe morale nuk ishte i mirë, përderisa ushqimi ishte i pakët dhe për këtë arsye ata detyroheshin të konsumonin barishte, breshka, bretkosa. Të gjithë ata flinin në kasolle kashte që pikonin ujë, nuk kishin veshje të mjaftueshme, nuk u ofrohej kujdes mjekësor, nuk kishin kushte higjienike. Të gjithë ishin të ngarkuar me sëmundje...”.
Dëshpërim
Nuk është rastësi që madje edhe mënyrat e vetëvrasjes shprehnin një dëshpërim të thellë: “Ushtari Pasas nga Pireu nguli dy gozhdë në zemër dhe u vetëvra...”, ndërsa “Haralambos Danellis, kuzhiner, u vetëvra duke goditur kokën me gurin e kandarit...”.
Këto kushte shpunë në tentativa arratisjeje të përbashkëta, “demokratësh” dhe “monarkofashistësh” që të largoheshin nga ai burg stërmadh që ishte Shqipëria. Mirëpo këto tentativa kishin sukses minimal (vetëm dy persona ia arritën). Brenda në burgje shqiptarët kishin rekrutuar 61 informatorë, që i kërcënonin me “zhdukje”. Shumë prej tyre pranuan për shkak të mbijetesës fizike dhe psikike.
Ndoshta lirinë më të madhe nga grekët që ndodheshin në Shqipërinë e Hoxhës që përshkruan Dajo e kishin blegtorët. Shkonin ku të donin (pothuajse) me bagëtitë e tyre, i thyenin rregullat, me rezultat autoritetet shqiptare t’i akuzojnë për “spiunazh në favor të Greqisë”, ndërsa të tjerë shisnin prodhimet e bulmetit, duke kërkuar që të paguheshin në flori. Ata u rebeluan në mesin e viteve 1950 dhe shumica e tyre u riatdhesuan në Greqi”.
http://www.tribuna-news.com/

Δεν υπάρχουν σχόλια:
Δημοσίευση σχολίου