Σάββατο 4 Νοεμβρίου 2017

SHQIPTARËT I KANË HUMBUR CILËSITË E RACËS SË LARTË NGA PUSHTIMI OSMAN, PRANDAJ NUK DINË AS TË ORGANIZOHEN…

 
I shqetësuar jam për zhvillimet shqiptare, padyshim, por politika shqiptare, si rezultat i shitjes së interesave tek të tjerët, nuk është e përgjegjshme për zhvillimin produktiv të vendit. Prandaj populli shqiptar ka rënë në hall, se nuk po gjen zgjidhje. Për aq sa i kuptoj unë gjërat, raca shqiptare ishte racë e lartë indo-evropiane, ajo sot duhej të sillej të paktën si italianët (ose si grekët), sa i përket drejtimit dhe organizimit, mësimit nga përvoja dhe saktësisë në veprimet e sjelljen e përditshme. Por ne në fakt sillemi si racë e ulët e mesme, që shohim me madhështi racat e mesme të ulëta turko-arabe-beduine, që martohen edhe brenda familjes. Pse ka ndodhur kjo?
Sepse siç sqaron filozofi Gustave Le Bon në librin e tij “Psikologjia e racave dhe turmave” cilësitë e racave bien nga përzierja e racave të larta me ato të ulëta. Prandaj duke u nisur nga kjo, unë e quaj pushtimin turk 523 vjeçar fatal për uljen e cilësive të racës te shqiptarët. Turqit e dinin se jemi racë e lartë dhe na përdorën, për drejtues politikë e ushtarakë (edhe shtetin modern laik turk e themeloi një shqiptar, Kemal Ataturk), për gjuhëtarë (si Sami Frashëri, që bëri gramatikën e gjuhës turke) e për luftëtarë (si Gjergj Kastrioti, që më pas u ktheu shpatën atyre, se i pa sa racë e ulët janë), etj., por ata na rrënuan ne, duke na islamizuar, mohuar gjuhën e kulturën tonë për 523 vjet pushtim, duke na përçarë sipas fesë, duke na e përzier racën e duke na poshtëruiar në vazhdimësi – pasoja që i vuajmë edhe sot.

Tani ne edhe pse ka 104, vjet që turku ka ikur, nuk po mund të ngrihemi në cilësitë e racës. Sillemi si racë e ulët afër turmave të paorganizuara, duke u nisur nga ato përcaktime që bën Le Bon për këto raca. Psh. Le Bon thotë që “turmat e paorganizuara janë të paafta të nxjerrin liderë të aftë“. A po e shikon ti këtë te shqiptarët sot? “Nuk e respektojnë liderin e tyre“… A po e shikon edhe këtë sot te shqiptarët? Cilin lider shqiptar respekton ti, përveç Erdoganit turk, që disa shqiptarë janë gati edhe të japin jetën për të? Le Bon thotë gjithashtu se edhe “liderët që dalin nga turma, sapo dalin, ata nuk e respektojnë më popullin, turmën nga kanë dalë“… E tani po më thua ti se liderët shqiptarë kudo ku ndodhen, e respektojnë popullin e tyre? Në përgjithësi nuk e bëjnë, apo jo? Pra, ka disa karakteristika, që nuk po i përmend këtu të gjitha, që më bëjnë mua të kuptoj, se ne rrënimin e kemi marrë kryesisht nga pushtimi i gjatë turk e islami, që janë ndihmuar më pas edhe nga fqinjët, e sidomos nga paaftësia jonë për t’u organizuar.

Për të parë dallimin tonë me gjermanët, shiko nivelin e organizimit shtetëror gjerman, dhe krahasoje me tonin. Jemi pra racë ariane si ata, pse ne nuk sillemi e nuk i bëjmë punët si ata? Dhe sipas mendimit tënd, që nga ecja në rrugë e shqiptarëve si bagëti, e deri në krye të shtetit anarkik, me kë ngjajmë ne më shumë? Me gjermanët, apo me turqit? Dhe si mund ta ndryshojmë këtë realitet?

Unë i kam menduar e analizuar të gjitha këto, duke u bazuar mbi arsyetimet psiko-analitike të shoqërisë njerëzore, dhe mendoj se ka zgjidhje, por kjo merr kohë, shumë kohë, që ne të ngrihemi si komb. Ne nuk e kemi nisur ende atë rrugë, që mendoj se duhet të jetë:
1. Jo prirje fetare e iluzionare, irracionale e jo-produktive në shoqëri, që po ndodh sot, që 26 vjet, por
2. Prirje racionale drejt shkollimit, dijes, përfundimeve shkencore, punës e zhvillimit
inë mirë disa gjëra, mësojnë ose e krijojnë një ide më të qartë për realitetin…
Ndricim Buzalli

Δεν υπάρχουν σχόλια:

Ενισχύστε οικονομικά την προσπάθεια μας!

Ετικέτες

ενημέρωση (2161) ενημέρωση-informacion (1486) Αλβανία (907) ορθοδοξία (422) ιστορία-historia (397) Εθνική Ελληνική Μειονότητα (366) ελληνοαλβανικές σχέσεις (312) ορθόδοξη πίστη - besimi orthodhoks (280) Εθνική Ελληνική Μειονότητα - Minoriteti Etnik Grek (258) Β Ήπειρος (240) ορθοδοξία-orthodhoksia (239) ορθόδοξη πίστη (222) εθνικισμός (195) διωγμοί (162) Κορυτσά-Korçë (122) τσάμηδες (122) shqip (119) Κορυτσά Β Ήπειρος (109) informacion (100) Αρχιεπίσκοπος Αναστάσιος (97) ορθόδοξη ζωή (96) ορθόδοξη ζωή- jeta orthodhokse (76) διωγμοί - përndjekje (62) ορθόδοξο βίωμα (59) εθνικισμός-nacionalizmi (58) ορθόδοξη εκκλησία της Αλβανίας (55) Ελλάδα-Αλβανία (48) Ι.Μ Κορυτσάς - Mitropolia e Shenjtë Korçë (47) ανθελληνισμός (44) πολιτισμός - kulturë (44) Ελληνικό Σχολείο Όμηρος (43) Γενικό Προξενείο Ελλάδος Κορυτσά (41) besimi orthodhoks (40) Ορθόδοξη Αυτοκέφαλη Εκκλησία της Αλβανίας - Kisha Orthodhokse Autoqefale Shqiptare (39) ιστορία ορθοδοξίας (36) βίντεο (35) Shqipëria (32) ΕΠΑΝΑΣΤΑΣΗ 1821 (32) κομμουνισμός- komunizmi (30) πνευματικά (27) Μητρόπολη Κορυτσάς - MItropolia e Korçës (24) πολιτική-politikë (24) απόδημος ελληνισμός-helenizmi i diasporës (22) αλβανικά (21) εκπαίδευση (21) Αρχαία Ελλάδα (20) helenët-Έλληνες (19) κομμουνισμός (19) Greqia (17) Βλαχόφωνοι Έλληνες (15)