Kryetari i Partisë së Bashkimit Për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule, ka thumbuar kryeministrin Edi Rama nga qyteti i Korçës.
I pranishëm në ceremoninë e përvitshme të varreve në Bobshticë, Dule shprehet se marrëdhëniet midis shqiptarëve dhe grekëve janë në nivelet më të larta, por problemi sipas tij është Rama.
“Nderojmë të rënët e luftës ‘40. Klima mes dy vendeve: Duhet të jemi të qetë dhe krenarë për marrëdhëniet që kemi ngritur në boshtin e tyre mes 2 popujve. Janë marrëdhënie në nivelin më të lartë. Nëse ka një problem midis vendit tonë dhe Greqisë fatkeqësisht ai është vetëm kryeministri i vendit Edi Rama i cili nuk i shërben axhendës tradicionale të marrëdhënieve midis dy vendeve por kërkon të imponojë një axhendë që është në diskonkordancë të plotë me ndjenjat dhe dëshirat e popullit shqiptar. I shërben vetëm axhendës personale dhe ambicies së zotit Rama. Kur popujt kanë gjetur gjuhën nuk ka lidership që mund të dalin mbi të. Është një parantezë e zotit Rama me hijet e tij. Kalimtare do të jetë. Mbi të qenit partnere dhe aleate në NATO sot dhe në BE nesër, jemi popuj fqinje ndër rastet e rralla të historisë që nuk i janë kundërvënë njeri-tjetrit”, tha Dule.
Ndërsa i pyetur për çështjen “Tahiri”, kreu i PBDNJ-së tha: “Jemi duke parë vetëm majën e ajsbergut. Kanabizimi i vendit që e denonconim edhe me disa kolegë të tjerë është përtej asaj që edhe ne mendonim se mund të ishte. Me sa duket ishte një projekt kultivimi masiv dhe intensiv dhe kjo nuk mund të bëhet me përgjegjësinë e një ministri. Kjo ka përgjegjës kryesor politik moral vetë kryeministrin Rama i cili ka vënë ne rrezik jo vetëm imazhin ndërkombëtar të vendit por edhe shoqërinë familjen e individin. E vetmja rrugë mbetet karthasisi i plotë i të gjitha sferave dhe vetëm ai mund ta çlirojë vendin”.
Δεν υπάρχουν σχόλια:
Δημοσίευση σχολίου