Δευτέρα 30 Οκτωβρίου 2017

Drejtuar një gruaje të arsimuar, të cilën e tallnin sepse shkonte në kishë.


 Αποτέλεσμα εικόνας για άγιος νικόλαος βελιμίροβιτς

Drejtuar një gruaje të arsimuar, 
të cilën e tallnin sepse shkonte në kishë.
Ndaj talljeve të përgjigjesh me buzëqeshje. Tallja e tyre vjen si pasoje e zemrës së egërsuar’ buzëqeshja jote të mos ketë ligësi. Tallja shkon me padijen, ndërsa buzëqeshja shkon me dijen. Me talljen e tyre i shtojnë vlerën lutjes tënde para Gjykatësit të përjetshëm. Pasi për Perëndinë lutja e një shpirti të guximshëm është më e dashur, e rrethuar nga shtizat e ligësisë, urrejtjes, smirës dhe talljes. Gjithë këto shtiza nuk kanë majë ndërsa bazamentin (fundin e shtizës) të mrehtë, saqë duke iu bër ballë atyre kthehen tek vetë shigjetarët. 
Gruaja e mbretit David, Melhol, po tallte dikur lutjen e zjarrtë të burrit të saj. Nga kjo tallje Perëndia u gjend më shumë i ofenduar sesa vetë Davidi. Ndaj dhe i Larti ndëshkoi Melhol-en: “…dhe Melhol bija e Saulit nuk bëri fëmijë deri në ditën e vdekjes së saj” (Mbret. B’, 6, 23). Kush vënë re me vëmendje fatin e njerëzve dhe rrjedhojën e ngjarjeve, ai do të bindet se Perëndia akoma dhe në ditët tona ndëshkon ashpërsisht tallësit e të shenjtave.
Dhe ti -nëse ke përshtypjen se çfarëdo llojë fjale është ilaç më i fortë për ta sesa heshtja- t’u thuash tallësve të tu: po më gënjejnë sytë apo shoh mirë? Ju që çdo ditë i luteni tregëtarëve, pronarëve të tokave dhe autoriteteve një herë për njërën çështje dhe herë tjetër për çështje tjetër, tallni mua, ngaqë i lutem Krijuesit tonë të përjetshëm? Nuk është qesharake t’i lutesh të pafuqishmit nëvend të Plotëfuqishmit? Nuk është absurde t’i lutesh pluhurit nëvend të Zotit dhe Jetëdhënësit?
Është thënë diku tek profeti: “Mallkuar qoftë njeriu që ka besim te njeriu” (Jer. 17, 5). Kush mbështet shpresën e tij tek njeriu i vdekshëm, tek një duhmë e përkohëshme, është mëse e dukshme se është i mallkuar. Dhe ky mallkim mbi të dhe mbi shtëpinë e tij mund të vërtetohet me anë të përvojës së përditshme. Është e qartë, se në po të njëjtën mënyrë është i mallkuar njeriu që i lutet vetëm njeriut ndërkohë që nuk i lutet Atij që mban gjithçka dhe mund të bëjë gjithçka. Mirpo, bë kujdes, ka raste që heshtja është më e dobishme dhe nga vetë fjalët.
Tallja e parë turbullon shpirtin që lutet. Mirpo ti tashmë ke mbijetuar dhe nuk hoqe dorë nga lutja. Ndërsa tallja e përsëritur është një shtysë. Për këtë thua dhe ti vetë se ke përvojë. Tani ndjen se Perëndia gjendet më pranë teje dhe kisha më e dashur dhe lutja më e ëmbël. Të dish se ka për të ardhur koha, ku tallja do të reshtë e do nisë të bëhet e pëlqyer dhe e mrekullueshme dhe do jetë për nder dhe atëherë shpirti yt do gjendet në rrezik më të madh nga ç’gjendet tani. Tani po mëson përulësinë, ndërsa atëhere do të duhet të mbrohesh nga krenaria. Mirpo kjo është një tjetër çështje, tjetër tundim.
Të dish se ata që na torturojnë me anë të talljeve ata janë pikërisht armiqtë tanë. Dhe atyre i referohej Zoti kur po jepte urdhëresën: “Duani armiqtë tuaj” (Mat. 5, 44). Pa dashur, na bëjnë të mirën. Duke na hidhëruar dhe mërzitur, ndezin flakën e zjarrit hyjnor brenda nesh. Duke lehur nga pas shpine kur ne shkojmë në tempullin e Perëndisë tonë na shtyjnë më pranë Perëndisë. Duke na e bërë tokën më të mërzitshme na bëjnë qiellin më të dashur. Acari dhe era nuk mendojnë për të mirën e pemës e megjithatë pa dashur i bëjnë mirë. Kështu dhe armiqtë e tu ndaj teje. Ndaj t’i falësh dhe t’i urosh dhe t’i lutesh Zotit për ta, dhe –ajo ç’ka përbën majën e të gjithave- t’i duash ata si bamirësit e tu më të mëdhenj mbas Perëndisë.
Po nëse shpirti yt nuk mund të durojë qoftë dhe këtë vështirësi të vogël nga ana e pluhurit tokësor (njerëzit) dhe nuk preferon të ketë turp para Krishtit, atëherë kanë për të qeshur me ty jo vetëm njerëzit po edhe demonët.
Të vizitosh shpesh shtëpitë e dhimbjes (spitale, burgje, jetimore, azile e.t.j.) Të vizitosh dhe varrezat. Të sjellësh ndërmend kryqin e Zotit duke e puthur sa më shpesh mundesh. Të mendosh dhe për fundin e jetës. Të gjitha këto kanë për të ndihmuar të forcosh predispozitën-prirjen për lutje e të arrish deri në fitoren e plotë.
Të kesh paqe dhe bekim nga Zoti.

Δεν υπάρχουν σχόλια:

Ενισχύστε οικονομικά την προσπάθεια μας!

Ετικέτες

ενημέρωση (2161) ενημέρωση-informacion (1487) Αλβανία (907) ορθοδοξία (422) ιστορία-historia (399) Εθνική Ελληνική Μειονότητα (366) ελληνοαλβανικές σχέσεις (312) ορθόδοξη πίστη - besimi orthodhoks (280) Εθνική Ελληνική Μειονότητα - Minoriteti Etnik Grek (258) Β Ήπειρος (240) ορθοδοξία-orthodhoksia (239) ορθόδοξη πίστη (222) εθνικισμός (195) διωγμοί (162) Κορυτσά-Korçë (122) τσάμηδες (122) shqip (119) Κορυτσά Β Ήπειρος (109) informacion (100) Αρχιεπίσκοπος Αναστάσιος (97) ορθόδοξη ζωή (96) ορθόδοξη ζωή- jeta orthodhokse (76) διωγμοί - përndjekje (62) ορθόδοξο βίωμα (59) εθνικισμός-nacionalizmi (58) ορθόδοξη εκκλησία της Αλβανίας (55) Ελλάδα-Αλβανία (48) Ι.Μ Κορυτσάς - Mitropolia e Shenjtë Korçë (47) ανθελληνισμός (44) πολιτισμός - kulturë (44) Ελληνικό Σχολείο Όμηρος (43) Γενικό Προξενείο Ελλάδος Κορυτσά (41) besimi orthodhoks (40) Ορθόδοξη Αυτοκέφαλη Εκκλησία της Αλβανίας - Kisha Orthodhokse Autoqefale Shqiptare (40) ιστορία ορθοδοξίας (36) βίντεο (35) Shqipëria (32) ΕΠΑΝΑΣΤΑΣΗ 1821 (32) κομμουνισμός- komunizmi (30) πνευματικά (27) Μητρόπολη Κορυτσάς - MItropolia e Korçës (24) πολιτική-politikë (24) απόδημος ελληνισμός-helenizmi i diasporës (22) αλβανικά (21) εκπαίδευση (21) Αρχαία Ελλάδα (20) helenët-Έλληνες (19) κομμουνισμός (19) Greqia (17) Βλαχόφωνοι Έλληνες (15)