Κυριακή 1 Οκτωβρίου 2017

Davutogllu: Turqit dhe shqiptarët, janë një familje

 
 Διαβάστε το άρθρο ελληνικά εδώ
Pas ligjëratës së mbajtur në Universitetin e Tetovës, ish kryeministri i Turqisë, Ahmet Davutogllu, u pyet për përkrahjen e shtetit turk ndaj shqiptarëve dhe marrëdhëniet shqiptaro-turke.

Davutogllu tha se kur flitet për marrëdhëniet shqiptaro-turke, njerëzit mendojnë se bëhet fjalë për dy palë. “Nuk është ashtu! Shqiptarët dhe turqit janë një. Nuk mund të ketë dy palë mes vëllezërve”, theksoi Davutogllu.
Ai gjithashtu tha se shqiptarët nuk janë të vetëm, dhe se gjithmonë duhet ta dijnë se ka 80 milionë shqiptarë që jetojnë në Turqi. “Shqiptarët jetojnë në gjashtë shtete. Kjo nuk është plotësisht e saktë. Llogariteni sikur në Turqi jetojnë 80 milionë shqiptarë”, theksoi Davutogllu.
Pasi përfundoi ligjëratën në Universitetin e Tetovës, Davutogllu pranoi dhurata nga përfaqësues të këtij institucioni, për të vazhduar vizitën e tij në Tetovë duke vizituar Xhamilë e Larme, ku edhe do të falë namazin e drekës. Abdulla Berisha /SHENJA



Δεν υπάρχουν σχόλια:

Δημοσίευση σχολίου