Shefi i diplomacisë greke, Nikos Kotzias këmbëngul në politikën e qeverisë së tij në raport me minoritetin grek në Shqipëri. Në një intervistë në emisionin e mëngjesit në televizionin ERT1, ministri i jashtëm Kotzias, theksoi se minoritetit duhet t’i njihet statusi kudo jeton dhe jo vetëm në dy zonat e jugut të vendit.
“E bëra të qartë edhe në OKB dhe u kuptua nga shumë palë, se bie ndesh me të drejtën europiane “reforma” e Hoxhës që minoritet konsiderohesh vetëm nëse ndodhesh në dy zonat e njohura si të tilla, ndërsa po të largohesh nga fshati yt e të shkosh në Tiranë, nuk je më minoritet. Minoriteti duhet të njihet në gjithë shtrirjen e territorit dhe kudo që ata të ndodhen në Shqipëri. Siç duhet ta dini, Shqipëria është vend kandidat për anëtar i Bashkimit Europian. Për fat të keq, ashtu si dhe për fqinjin tonë verior, Shkupi, këto kandidatura u dhanë pa kushte nga qeveritë e mëparshme greke. Që të hapen negociatat për anëtarësim, duhet që këto vende të plotësojnë disa kërkesa. Shqipërisë, KE i vuri si kusht reformën e sistemit gjyqësor. Komisioni Europian humbi kur erdhi në këshillin e çështjeve të përgjithshme, sepse ne shtruam katër kërkesa të tjera.”
Por ministri i jashtëm grek, flet edhe për të drejtën e pronës të minoritarëve grekë në Shqipëri.
“Duhet të zgjidhet menjëherë çështja e titujve të pronësisë përsa i përket minoritet grek në Shqipëri. Shqipëria që të çelë negociata duhet të plotësojë kushtet dhe një prej tyre janë të drejtat e minoritet, por kudo që ata ndodhen në Shqipëri. Mbrojtja e pronësisë është një e drejtë themelore ndërkombëtare. Greqia po punon që t’u jepen titujt e pronësisë, në mënyrë që të jenë të sanksionuara edhe ligjërisht të drejtat e atyre që duan të shesin apo ua shtetëzon shteti për nevojat e tij. Pra që ata të mund të marrin edhe para. Se këtu nuk është thjesht që shkojnë dhe u marrin pronat e himarjotëve, por shkojnë dhe ua marrin qyl, pa kosto. Kemi marrë masa shumë të ashpra ndaj politikanëve të cilët nuk kanë respektuar të drejtat e minoritetit grek në Shqipëri, duke i hequr shtetësinë greke. Fatkeqësisht shtetësinë e greke e kanë shumë tipa të çuditshëm si Jorgo Goro. Nuk mund të jesh grek kur nuk respekton të drejtat e minoritetit grek.”
Ministri i jashtëm Nikos Kotzias tha se pakica greke në Shqipëri, përveç përkrahjes së Athinës zyrtare, gëzon edhe mbrojtjen e Bashkimit Europian dhe te Shteteve te Bashkuara.
Δεν υπάρχουν σχόλια:
Δημοσίευση σχολίου