ARTAN FUGA
Qysh përpara 15 vjetësh e kam thënë dhe e mbroj, po të doni përpara çdo trupe gjykatësish ushtarakë, hipotezën e ardhur nga studimet e mia te libri “Shoqëria Periferike”:
Me këtë model ekonomik që ka Shqipëria nuk zhvillon dot asnjë “industri” tjetër konkurruese veçse atë të lindjes të të rinjve, ushqimit të tyre deri në adoleshencë për t’i “shitur” si emigrantë në tregjet e Perëndimit.
Përndryshe nuk zhvillon dot asgjë tjetër, me këto politika, veçse
1. ekonomi në të zezë,
2. ekonomi kriminale (armësh, prostitucioni, droge)
3. ekonomi pa dobi sociale (koti): tregtia e vogël me një dyqan në çdo pesë metra, sektor privat arsimi që prodhon të papunë etj.
4. ekonomi në kurriz të qytetarëve (plehrash, urbanizim kaotik etj)
5. ekonomi pa asnjë rendiment dhe primitive (bujqësi, peshkim etj)
6. ekonomi pa punësim si investime në zyra, stadiume etj.
7. ekonomi e mbyllur (produkte oborri, qumësht dhie që ha bar anash rrugësh, vezë nga pula që drejtohen nga një këndes etj.
8. ekonomi në kurriz të mjedisit, që mbishfrytëzon punonjësit, paguan keq, që shkatërron burimet ekologjike të vendit (nafta, kromi, fasonë, plazhi etj.)
9. ekonomi klienteliste që mbahet nën sqetull nga tendera publikë që shkojnë për miqtë e partisë. Tjetër nuk ka!
Lexojeni o militantë, sepse nuk e kam shkruar sot, por prej më shumë se një dekade! Por, mbase nuk dini as të lexoni, sepse mendjen e keni vetëm të përfitoni privilegje në kurriz të të tjerëve!
Po qe se nuk ndryshohet strategjia e vendit në të gjitha fushat, mos prisni veçse këto lloj ekonomish si më sipër.
Pesë lekë taksim më shumë a më pak, pesë lekë interesa bankare më shumë a më pak, nuk ndryshojnë asgjë.
Ore, a ka ndonjë pilot në avion apo jo? – tha stjuardesha dhe nisi të qante.
http://www.panorama.com.al/nente-modelet-tona-ekonomike/
Δεν υπάρχουν σχόλια:
Δημοσίευση σχολίου