Τετάρτη 22 Οκτωβρίου 2014

O Ισμαήλ Κεμάλ και οι απόψεις του για την Ελλάδα και Αλβανία - Ismail Qemali dhe mendimi i tij mbi Greqinë



ISMAIL QEMALI MACEDONIA IS GREEK

The video is written in Greek and Albanian.

Your comments only in English
Nuk dihet as ne Shqiperi,as ne Greqi qe Ismail Qemali ishte filogrek i madh. Qemali botoi nje gazete shqiptare, por ne gjuhen greke, qe e shkruante vete dhe vetem faqja e saj e fundit, nga numri i dyte qe qarkulloi ishte e shkruar ne gjuhen shqipe. Titulli i gazetes ishte: 
ΣΩΤΗΡΙΑ-ΑΛΒΑΝΙΑ (ne shqip "SHPETIMI-SHQIPERIA", gazete greko-shqiptare qe botohej dy here ne muaj). Gjithsej botoi vetem pese numra per te thene ca te verteta, ne te cilat besonte ne menyre te patundur. Te verteta qe i sherbenin afrimit te dy popujve miq. 
Karakteristike e ndjenjave te tij filogreke, te adhurimit dhe te besimit te tij te thelle qe kishte per Greqine, te se ciles kerkonte me ngulm bashkepunimin e ngushte, eshte artikulli qe botohet ne faqen e pare te numrit te dyte te gazetes ΣΩΤΗΡΙΑ-ΑΛΒΑΝΙΑ ( SHPETIMI-SHQIPERIA) me titull DESTINACIONI I HELENIZMIT qe eshte himn i vertete per Greqine. Ate artikull vetem nje grek megalo-ideat do te mund ta shkruante. 
Te gjitha numrat e gazetes jane botuar ne librin "Greqia dhe Shqiperia ne fillim te shekullit XX" nga Thanos Anagnostopulos-Paleologos.
Le te shohim se cfare shkruan Ismail Qemali per ceshtjen Maqedonase: 
Nuk lejohet ceshtje Maqedonase. Ekziston vertet Maqedonia ne Turqine Evropiane ashtu sic ekziston Karia, Paflagonia ne Turqine Aziatike, sic ekziston dhe Lakedemonia, Biotia ne Greqi, nuk ekzistojne ama Maqedonas. 
Kryesisht ceshtje Maqedonase nuk ekziston. Ata qe paraqesin ceshtje Maqedonase synojne ne formimin e Bullgarise se Madhe. 
Greket aspak nuk duan te neperkembin te drejtat e kombeve te tjera, qendrimi i tyre eshte thjesht mbrojtes. Elementi Bullgar frymezohet ama nga predispozita te tjera, kerkon me te gjitha mjetet te perhapet ne dem te elementit Grek. 
Eshte imperative me nje fjale, ose elementi sllav te privohet nga mbeshtetja e jashtme qe e ben sulmues, ose elementi Grek te mbeshtetet ne menyre qe te mund te rruaje cfare kerkojne ti shkepusin. 
I tille eshte qendrimi reciprok i Grekeve dhe Bullgareve ne Trake dhe Maqedoni. 
Ndersa te paret(Greket) kerkojne te zoterojne rajonet e pastra Greke, Bullgaret bejne c`eshte e mundur qe te shkelin zoterimet e kombeve te tjera dhe kryesisht vendet greke. Greket vetem nje gje deshirojne, te rruhen nga shkelja e te drejtave te tyre historike dhe etnologjike. 
Me pak fjale Ismail Qemali verteton se Maqedonia eshte Greke dhe denon shovinizmin Bullgar.





DESTINACIONI I HELENIZMIT 

Komb me nje te kaluar madheshtore te padiskutueshme dhe me te drejte pritjeje te nje te ardhme madheshtore ne Lindje eshte kombi Grek. Leme menjane sherbimet, te cilat ky komb i madh beri per tere njerezimin, duke perhapur ne vendet me te largeta te botes kulturen dhe shkencen si substanca mireberese dhe me te drejte fiton tituj mirenjohjeje nga njerezimi. Por ashtu sic eshte sot, kombi Grek perben elementin kryesor dhe me te rendesishem te Lindjes.Ne rradhe te pare si popullsi raca Greke mbas Turqve dhe Arabeve tejkalon te gjitha racat e tjera te Lindjes. Nga ana gjeografike zoteron vendin e pare dhe me te mire ne Lindje. Vendi me i bukur i Mesdheut eshte det Grek. Deti Marmara eshte pothuajse komplet grek. Te gjitha ishujt e Arkipelagut, te Egjeut, te Jonit, te Propontides(Marmara) jane Greke. Te gjitha pothuajse brigjet e Azise se Vogel nga kembet e malit Tavros gjer ne Iraklia ne Pontos jane Greke. Gadishulli Ilirik me gjithe invazionet e kombeve dhe hordhive te huaja, ruajti Greke tere rajonet pergjate dy deteve,qe nga Danubi gjer ne gjirin e Ambrakise. 
Komb si ai Grek, me te ardhme te lavdishme, duke pasur tere vendet me te rendesishme te Lindjes, ka tere te drejten te interesohet aktivisht per fatin e Lindjes,ne te cilen eshte historikisht dhe gjeografikisht faktori kryesor.



Kur themi Helenizmi nuk nenkuptojme Greket qe gjenden brenda shtetit Grek, nenkuptojme tere Greket, popullsia qe tejkalon tere popullsite e tjera te Lindjes,pervec Turqve dhe Arabeve. Ne jo Greket, deshirojme dhe urojme nga zemra te shohim Helenizmin si faktorin me te fuqishem ne Lindje. 

Cfare analizojme ne? Cili eshte destinacioni i Helenizmit. Greku eshte i ndergjegjesuar per destinacionin e tij. Cilat jane mjetet per realizimin e ketij destinacioni? Na intereson kaq shume ceshtja, perderisa jemi te bindur qe destinacioni i Grekut eshte dhe destinacion i (omaimou) me te njejtin gjak Shqiptarit, dhe se fati i njerit varet nga fati i tjetrit. Nuk kerkojme te japim analize psikologjike kombi si te kombit grek,as guxojme te shprehemi per kete. Cfare mund te themi me bindje qe ne fillim eshte qe kurre Greku nuk do degradoi ne degjenerim. Historia e tyre qe eshte dhe historia e njerezimit paraqet tere garancite per shpetimin e natyres greke nga shthurrja morale dhe degjenerimi. Historia e njerezimit na paraqet shume kombe, te cilat megjithese u neperkemben para vrullit te invaduesve te medhenj,arriten te rruanin identitetin e tyre kombetar. 

Ama asnje nga keta kombe nuk mund te krahasohet me kombin grek. 
Greku ne rradhe te pare eshte tipi i persoshmerise dhe te formes dhe te shpirtit te njeriut. 
Asnje komb para tyre nuk arriti te krijoi nje ide per te miren dhe te bukuren.Asnje komb para tyre nuk arriti te kete dhe te respektoje ndjenjen e lirise. 
Pasuesit e Maqedonasve, Romaket, vertet pushtuan Greqine, por u shpallen mbrojtesit e kultures Helene, dhe nepermjet fuqise materiale arriten te realizojne ate qe fuqia morale e Grekeve nuk kish arritur. Romaket nuk ishin armiq te Helenizmit, ishin ndoshta plotesuesit e tij. Ne te gjitha zoterimet romake gjuha greke, shkronjat greke ishin te respektuara, dhe Greket megjithese vasal konsideroheshin superiore te Romakeve. Retore, filozofe, poete, gjenerale dhe vete perandoret nuk kerkonin lavdi tjeter pervec krahasimit me ate te Grekeve dhe nuk konsideroheshin te kenaqur pervecse kur virtytet e tyre vertetoheshin perkrah atyre te Grekeve. 
Perandoria Bizantine perfundoi Perandori Greke. 
Komb pra i padegjeneruar perballe kaq te keqijave dhe peripecive, nuk mund te degjenerohet dhe as te konsiderohet subjekt nen degjenerim. 
Greku dhe omaimos(me te njejtin gjak me te) Shqiptari rruajten, njeri me me shume hollesi, tjetri me nje fare ashpersie, superioritetin shpirteror dhe cilesine e bashkejeteses me te gjitha kombet dhe te klimatizimit ne te gjitha vendet dhe te gjitha klimat. Ka kombe te medha,te cilat nepermjet superioritetit dhe durimit mbizoteruan ne te gjitha vendet e botes dhe formuan shtete kolosale,sic jane Anglo-Saksonet. Ama asnje komb nuk ngjan me Greket. Greku dhe ne te kaluaren dhe sot shkon ne te gjitha zonat dhe ne te gjitha klimat, ku stabilizohet jo si i huaj por si i njohur(vendas). 
Ju mesuan ndonjehere keto, Shqiptare, ne bankat e shkollave? Ju folen ndonjehere per ndjenjat filogreke te Ismail Qemalit? Ju folen ndonjehere per perspektiven e formimit te Federates Greko-Shqiptare? Sigurisht jo. Pse? Pse gjithashtu ne Greqi, Greket nuk i kane mesuar keto? Cilet duan qe Greket dhe Shqiptaret te jene armiq dhe jo miq? Cilet nuk duan qe Greket dhe Shqiptaret te jene aleate? Cilet kane frike nga kjo perspektive? 
Kjo urrejtje midis Grekeve dhe Shqiptareve eshte artificiale dhe u sherben te tjereve dhe vetem demtuese eshte per keta dy popuj miq.

Δεν υπάρχουν σχόλια:

Ενισχύστε οικονομικά την προσπάθεια μας!

Ετικέτες

ενημέρωση (2161) ενημέρωση-informacion (1487) Αλβανία (907) ορθοδοξία (422) ιστορία-historia (398) Εθνική Ελληνική Μειονότητα (366) ελληνοαλβανικές σχέσεις (312) ορθόδοξη πίστη - besimi orthodhoks (280) Εθνική Ελληνική Μειονότητα - Minoriteti Etnik Grek (258) Β Ήπειρος (240) ορθοδοξία-orthodhoksia (239) ορθόδοξη πίστη (222) εθνικισμός (195) διωγμοί (162) Κορυτσά-Korçë (122) τσάμηδες (122) shqip (119) Κορυτσά Β Ήπειρος (109) informacion (100) Αρχιεπίσκοπος Αναστάσιος (97) ορθόδοξη ζωή (96) ορθόδοξη ζωή- jeta orthodhokse (76) διωγμοί - përndjekje (62) ορθόδοξο βίωμα (59) εθνικισμός-nacionalizmi (58) ορθόδοξη εκκλησία της Αλβανίας (55) Ελλάδα-Αλβανία (48) Ι.Μ Κορυτσάς - Mitropolia e Shenjtë Korçë (47) ανθελληνισμός (44) πολιτισμός - kulturë (44) Ελληνικό Σχολείο Όμηρος (43) Γενικό Προξενείο Ελλάδος Κορυτσά (41) besimi orthodhoks (40) Ορθόδοξη Αυτοκέφαλη Εκκλησία της Αλβανίας - Kisha Orthodhokse Autoqefale Shqiptare (40) ιστορία ορθοδοξίας (36) βίντεο (35) Shqipëria (32) ΕΠΑΝΑΣΤΑΣΗ 1821 (32) κομμουνισμός- komunizmi (30) πνευματικά (27) Μητρόπολη Κορυτσάς - MItropolia e Korçës (24) πολιτική-politikë (24) απόδημος ελληνισμός-helenizmi i diasporës (22) αλβανικά (21) εκπαίδευση (21) Αρχαία Ελλάδα (20) helenët-Έλληνες (19) κομμουνισμός (19) Greqia (17) Βλαχόφωνοι Έλληνες (15)